Kryefjala Logo

Moda në zi! Ndahet nga jeta Roberto Cavalli

12 Prill, 2024 | 9:31 pm

Dizajneri italian Roberto Cavalli ka vdekur në moshën 83-vjeçare në shtëpinë e tij në Firence.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët kanë thënë se shëndeti i stilistit të njohur është përkeqësuar ditët e fundit.

Italiani vinte nga një familje artistësh. Prirja e tij për pitonët dhe printimet e mrekullueshme të kafshëve e bëri atë të dashurin e jet setit ndërkombëtar për dekada.

Modelja suedeze Sandra Nilsson, e cila është 45 vjet më e vogël, është partnerja e tij që nga viti 2014. Ai u bë baba për herë të gjashtë vitin e kaluar kur çifti lindi një djalë.

I lindur më 15 nëntor 1940, në Firence, qendra kryesore e përpunimit të lëkurës në Itali, Cavalli ishte i njohur për përdorimin e tij të lëkurës së stampuar dhe xhinseve elastike.

Guruja e modës themeloi kompaninë që mban emrin e tij në 1975, duke u bërë shpejt i njohur për modelet me printe kafshësh.

Të ngjashme