Showbiz
“U arratisa nga Turqia për në Shqipëri”, rrëfehet Nik Xhelilaj
11 Prill, 2024 | 3:25 pm

Këtë të mërkurë “Opinion” se bashku me Blendi Fevizun u zhvendosën në Stamboll për një intervistë shumë speciale. Aktori i njohur shqiptar Nik Xhelilaj erdhi si rrallëherë në një rrëfim të detajuar mbi jetën e tij personale, karrierën, sfidat me të cilat është përballur dhe vendit ku jeton.
Niku që prej vitit 2012 jeton në Stamboll, ku është bërë edhe pjesë e kinematografisë vendase. Teksa është kthyer pas në kohë, Niku tregoi se ka emigruar drejt Turqisë në moshën 14-vjeçare. Atje nisi liceun ushtarak, si dëshirë e prindërve.
Më tej shtoi se nuk i pëlqente të bëhej ushtarak, ndaj vendosi të arratisej për Bajram.
“Katër muaj qëndrova dhe u arratisa për Bajram. Ditën e Bajramit këtu kanë më shumë ditë pushimi”, rrëfeu aktori.
Niku tregoi gjithashtu se u largua në rrugë të paligjshme.
“Ata s’ma dhanë pasaportën se e dinin që mund të mos kthehesha. Theva ligjin, pesë vjet nuk shkela më”, tregoi Niku.
Vite më vonë, ai vendosi të rikthehej sërish në Turqi dhe atje do t’i hapeshin dyer të reja drejt suksesit në kinematografi.












































