Kryefjala Logo

Pendohet Jetmiri:”S’do e bëja kurrë me nusen e askujt!”

10 Prill, 2024 | 10:12 am

Pak ditë më parë Liami e quajti Heidin modele teksa la të nënkuptohej diçka që Heidin e preku shumë.

Më vonë ai bëri një pakt loje me Jetmirin, duke u hequr sikur po flirtonte me Heidin, dhe Jetmiri të hapte fjalë nëpër shtëpi sikur dyshja po ngacmohej.

Çdo gjë doli sheshit në spektaklin e mbrëmshëm, ku sollën debate shumë të ashpra me njëri-tjetrin dhe të gjithë ngelën ‘gojëhapur’ nga kjo skenë e dy banorëve.

Edhe pse Jetmiri e dha një sqarim në dhomën e rrëfimit ku u shpreh se nuk e kishte me qëllim të keq, ai përsëri e ka diskutuar dhe me Meritonin pas ‘Prime-t’ teksa është shprehur se atë gjë nuk do e bënte me nusen e askujt, sepse ka nuse vetë.

Të ngjashme