Kryefjala Logo

Donaldi i revoltuar:”Po me familjen e ktij pse këta trimat?”

9 Prill, 2024 | 9:45 am

Pas debateve që Romeo ka bërë orët e para të mëngjesit me Liamin dhe Meritonin, ku siç është parë herë pas here që ‘sulmet’ e tyre kanë shkuar deri në përmendje të familjarëve, një reagim ka ardhur nga Donaldi, vëllai i Romeos, teksa i del në mbrojtje binjakut.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij personale të Instagram-it, Donaldi shkruan:
“Paska ardh koha e burrave o njerëz, e trimave. Mirë që për këtë djalin e kanë maçin në bark, po me familjen e këtij pse këta trimat? Këta ‘burrat’ këtë quajnë lojë të fortë me përmendje të njerëzish nga jashtë she ngacmime të vajzës që ke në krahë. Kjo na qenka trimëria o trima? Romeo nuk të dija kaq të duruar! Edhe pak ka ngel shpirti❤️.”- shkruan Donaldi.

IMG 0520

Të ngjashme