Kryefjala Logo

Egla feston ditëlindjen mes debatesh me çiftin:”Jeni të ligj! Krisuni nga kjo dhomë”

4 Prill, 2024 | 11:10 am

Sot Egla Ceno feston 47-vjetorin e saj i cili me siguri është i pari i këtij lloji.Ajo ndodhet e izoluar në dhomën e bardhë me Ilnisën dhe Meritonin dhe do qëndrojnë aty deri natën e së shtunës ku vetëm 2 do rikthehen në shtëpi.

Teksa në fillim ishte Meritoni që e akuzoi Eglën që i solli në dhomën e bardhë, ndërsa edhe Ilnisa tha se është faji i aktores që ata gjenden të izoluar së bashku me të.

Kjo ka bërë që Egla të shpërthejë ndaj çiftit, duke i thënë se janë të ligj dhe se ajo do preferonte ta kalonte vetëm ditëlindjen sesa me Meritonin dhe Ilnisën.

Debati:

Egla: Ti kupton vetëm një urdhër të Ilnisës, kaq

Ilnisa: Urdhër? Prandaj je këtu

Meritoni: Edhe këtë e the? Faleminderit

Egla: Ti mund të thuash çfarë të duash

Merioni: Përdor skema banale dhe nak e sjellë këtu, në murin e bardhë, si me qenë në psikiatri

Egla: Po më fajësoni mua për ardhjen këtu?

Ilnisa: Po. Se të dhamë ty rëndësi

Egla: Erdhët nga vetja juaj! S’jam përgjegjëse për ju

Ilnisa: Po të injorojmë tani

Egla: Më vjen keq që do jem këtu me ty dhe me këtë

Ilnisa: Me këtë? Kemi emër

Egla: Më vjen keq që festoj me ty dhe me këtë një ditë të lumtur timen siç është ditëlindja! Më vjen keq! Tani, mos mua afroni farë më dhe më lini rehat

Ilinisa: Ke vënë shishet si portë?

Egla: Do kisha dashur të ju kisha avulluar nga kjo dhomë, të rrija siç isha para se të vinit! Krisuni

Meritoni: Ouu, dole nga vetja?

Egla: Jeni të ligj

Të ngjashme