Showbiz
Çiljeta rrëfen si rrallëherë historinë e dashurisë me Alban Hoxhën
4 Prill, 2024 | 10:44 am

Çiljeta Xhilaga ka rrëfyer për herë të parë historinë sesi është njohur me partnerin e saj, Alban Hoxhën. Gjatë një bisede në Ferma VIP, këngëtarja ka treguar se Albanin nuk e njihte aspak, por një foto që i kishte kërkuar Albani, i kishte bërë bashkë.
“Jemi njohur rastësisht në një koncert timin. Atë ditë jepte intervistë ai, jepja dhe unë. E kishte dhënë ky intervistën i pari dhe pastaj erdhi bashkë me gazetaren. Kjo gazetarja ma prezantoi, por unë nuk merrja vesh fare nga futbolli. Pasi këndova unë, më kërkoi të bënim foto me ato sytë që i shëndrrisnin. Nxorri telefonin për të bërë foto, por iu fik në atë moment. Unë për ta nxjerrë nga sikleti i thashë s’ka gjë se e bëjmë me telefonin tim. Bëmë foton dhe ikëm te një lokal tjetër, po s’e kisha mendjen fare sepse isha në një situatë tjetër në jetën time, isha në pritje të gjërave të mia, kisha Fernandon e vogël”, tregoi Çiljeta. Më pas vazhdoi :
“I kishte plas Instagrami atij me follow. Më shkruan ky: O Çili o zemra po më shpërthen Instagrami. Kështu filluam të flisnim, thamë t’i bëjmë çunat shokë. Madje takimin e parë e kemi bërë në një lokal për fëmijë. Në fillim kemi qenë si shokë, duke treguar hallet e jetës. Kur më mori me vete në ndeshjen e parë, aty e pashë me sy më ndryshe. Kështu nisi historia jonë. U bëmë 8 vite tani”












































