Showbiz
Dhunë në “Per’puthen”,konkurrentja i gjuan me shuplakë,ai e kap nga fyti!
3 Prill, 2024 | 10:31 am

E paprecedentë ajo që u shfaq dje në emisionin “Per’puthen” që transmetohet në orar pasditeje ku çdokush ka akses në televizon prej fashës orare.
“Për’puthen” është emision i regjistruar ndaj edhe habia më e madhe është dëshira dhe vetëdija për ti trasmetuar pamjet e dhunës fizike midis dy konkurrentëve.
Erika dhe Buci janë protagonistët në fjalë që pak ditë më parë u bën viral në rrjet për puthjen e tyre pasionante +18 dhe tani sërisht janë në qëndër të vëmendjes pas asaj që u pa ditën e djeshme.
Konkurrentja është ngritur nga karrigia e vetë dhe është drejtuar tek Buci duke e goditur me shuplakë pasi ai i kishte përmendur emrin dhe ky i fundit e kap me njërën dorë nga krahu dhe me tjetrën në fyt!
“Ske të drejtë ta përmendësh emrin tim”, u shpreh Erika.
“A je në vete me këtë që bëre?”, i kundërpërgjigjet Endi
Pamje të shëmtuara dhe shumë të kritikuara në rrjet ku të gjithë biem në një mendje që janë pamje që nuk duhen dhënë dhe nëse ai e kap nga fyti i rrethuar me kamera,çfarë do ti bënte pa to?












































