Showbiz
Zarf i zi për Ilnisën dhe Meritonin, tensionohet çifti
2 Prill, 2024 | 4:49 pm

Pasditja e Ilnisës dhe Meritonit në shtëpinë e “BBVIP” është “tronditur” pak le të themi, teksa në prag të Prime-t, një zarf i zi ka ardhur për ciftin.
Nuk dihet nëse është vendim për ta personalisht, për njërin prej tyre, apo në lidhje me persona të tjetër (Eglën në këtë rast), por thjesht e dimë që duhet hapur nga Ilnisa dhe Meritoni gjatë spektaklit sot, ndërsa pasi është i zi, me gjasë është një dënim.
Në fakt, zarfi ka mërzitur jo pak ciftin, sidomos Ilnisën, e cila është shprehur e shqetësuar nga ajo që pritet të ndodhë, ndërkohë që aludimet brenda në shtëpi janë se do të dënohen për situatën me Eglën, pasi pritej një vendim për ta (për përndjekjen).
Ndërkohë, aludimet në rrjet janë më të “cmendura”, që nga nominimi kokë më kokë, deri tek futja në dhomën e izolimit bashkë me Eglën, gjë që do mund ta zbulojmë vetëm sonte.












































