Kryefjala Logo

Olta Gixhari:” “Nëse Egla kthehet, uroj ta fitojë”

2 Prill, 2024 | 9:45 am

Ish-konkurrentja e “Big Brother Vip”, Olta Gixhari e ftuar në emisionin “Pardon my French” ka komentuar disa nga dinamikat më pikantë që kanë ndodhur së fundmi në shtëpinë më të famshme. Gixhari shprehet e bindur se videoja e Eglës e publikuar sot në faqen zyrtare është një gënjeshtër 1 Prilli.

Por nëse ndodh që Egla të rikthehet,ajo do donte ta shikonte si fituese të BBVA3.
Pjesë nga biseda:
Olta: Mendoj që video e Eglës është gënjeshtër për 1 prillin nga “Vëllai i Madh”, por nëse Egla kthehet uroj që ta fitojë.

Romanca Heidi-Romeo: Nuk i kam shumë qejf përgjithësisht brenda BB dashuritë, në të gjitha edicionet.

Finalistët sipas Olta Gixharit: Meritoni, uroj mos ta harrojë kauzën rrugës. Juli, Romeo sepse përfaqëson “djalin e mirë”, Françeska ose Jetmiri, por siç thamë nëse Egla kthehet, uroj që ta fitojë.

Të ngjashme