Showbiz
Heidi del sot nga shtëpia e BB VIP, ç’do të ndodhë me banoren?
1 Prill, 2024 | 4:29 pm

“Loja e pulsantit” brenda shtëpisë së “BBVIP” vazhdon që prej javës së kaluar, teksa banorët që arrijnë ta shtypin përfitojnë shpesh avantazhe në lojë, por edhe personale, ndërsa disa prej tyre kanë marrë edhe “dënime”, megjithatë mund të biem dakord se surprizën më të madhe nga kjo lojë e ka marrë Heidi sot.
Kështu, konkurrentja e “Big Brother”, pasi ka shtypur e para pulsantin, ka fituar të drejtën të dalë sot jashtë shtëpisë, ndërsa “aventura” e Heiditi jashtë programit, tek i cili është pjesë prej 80 ditës, nuk do të jetë edhe aq larg Top Channel.
Heidi vetëm sa do të ndryshojë ambient brenda televizionit, teksa do të jetë pjesë e një interviste eksluzive në ‘Ftesë në 5″, ku pritet të shohim se cfarë do të thotë, ndërsa sigurisht do të jetë e mbikqyrur dhe do të qëndrojë vetëm disa minuta.












































