Showbiz
Reshat Arbana i nënshtrohet një ndërhyrje të rëndë në zemër, ja gjendja e tij
31 Mars, 2024 | 3:05 pm

Aktori i njohur Reshat Arbana i cili iu nënshtrua një operacioni të vështirë, është larguar nga ambientet e spitalit në Spitalin Universitar Nënë Tereza, në gjendje të mirë shëndetësore.
Më herët ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ekipi mjekësor kreu ndërhyrjen përmes një terapie moderne të insufciencës kardiake, duke vendosur tre sonda elektrike në zemër që realizon sinkronizimin e tkurrjes së muskulit të zemrës në tërësi dhe që përmirëson funksionin e zemrës dhe cilësinë e jetës.










































