Kryefjala Logo

Ilnisa dhe Meritoni “ishin dhe nuk ishin” në dasmën e Romeos dhe Heidit

30 Mars, 2024 | 11:43 am

Romeo u martua mbrëmë në kuadër të lojës me Heidin. Për çiftin ishte organizuar një dasmë në ambientet e shtëpisë së Big Brother VIP, ku banorët e dogjën atmosferën duke kërcyer me të ftuarit e mbrëmjes,Ervin Gonxhin dhe Elgit Dodën.

Por në sy ra pasiviteti i Ilnisës dhe Meritonit.Edhe pse ishin të fruar si gjithë shtëpia,kur të gjithë kërcenin,çifti ishin ulur në tavolinë duke ngrënë, moment të cilin e fokusoi edhe kamera.

Të dy më pas u çuan të kërcenin pak nga fundi i dasmës, por nuk ishin aq aktiv sa të tjerët.Ata u panë duke folur vetëm me njëri tjetrin dhe qeshnin dhe ndjekësit nuk e kanë pëlqyer këtë moment.

Të ngjashme