Kryefjala Logo

“Lidhje jo e vërtetë, Heidi është karrieriste”, Vesa komenton lidhjen e Heidit dhe Romeos

24 Mars, 2024 | 2:30 pm

 

Vesa ka deklaruar  sot në Fan Club se lidhjen e Heidit me Romeon nuk e sheh si të vërtetë dhe se Heidi ka vendosur karrierën përpara ndjenjave të saj.

Ajo e ka quajtur Heidin ‘karrieriste’, dhe Ronaldo Sharka e ka pyetur nëse dhe Vesa është njëjtë si Heidi dhe ish-banorja është shprehur se ‘Po’.

Vesa: Janë disa tipa që ndahen, ata që ndjekin karrierën dhe ata që ndjekin ndjenjat. Ajo është më shumë karrieriste. Kështu që në këtë rast ajo ka vendosur karrierën përpara ndjenjave.

Ronaldo: A je karrieriste ti?

Vesa: Jam përderisa nuk kam krijuar lidhje brenda shtëpisë, duket që jam karrieriste. Nëse s’do isha do ishte kuptuar që unë kisha krijuar ndonjë romancë dhe kisha lënduar, kisha bërë të njëjtën lojë si Heidi…

Të ngjashme