Kryefjala Logo

Çiljeta bën rrëfimin e trishtë: Mami im vuan nga kanceri, kam merak për …

23 Mars, 2024 | 9:54 pm

Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga e mbrëmjen e djeshme u bë pjesë e “Ferma Vip”. Ndonse sot në ditën e parë ajo ka bërë një rrëfim të trishtë.

Teksa ka qenë duke biseduar me këngëtaren tjetër, Elsa Lilën ajo ka treguar mami i saj vuan nga kanceri dhe aktualisht po ndjek seancat e kimioterapisë.

Çiljeta tregon se këtë periudhë e ka me shumë merak nënën, për faktin se nuk e di se si ajo do ta përballojë nga ana psikologjike dukeqenëse po i bien edhe flokët.

“Kjo e mamit ishte një shok shumë i madh. Me zotin para, ka për ta kaluar shumë shpejt.

Kam merakun e flokëve, sepse është kjo procedura që po i bien flokët dhe a do e përballojë dot.”- ka përfunduar Çiljeta.

Të ngjashme