Showbiz
“Je edhe e martuar!” Ilnisa zihet me Françeskën dhe shkaku është Meritoni
21 Mars, 2024 | 5:48 pm

Dita nuk ka qenë shumë e mirë prej Ilnisës dhe Franceskës, edge pse kanë pasur një raport normal në shtëpinë e “BBVIP”, paraditen e sotme kanë debatuar dhe shkak është bërë Meritoni.
Nisur nga një afrimitet “i tepruar” që Franceska ka pasur dje me moderatorin, të paktën kështu mendon Ilnisa, sot kjo e fundit jo vetëm që e ka bërë të qartë dhe ka risjellë teorinë e famshme që ish-Missi “futet mes cifteve” (njësoj si me Romeon dhe Heidin), por po ashtu ka mërzitur edhe vetë Meritonin.
Më pas është përpjekur t’ja mbushë mendjen Meritonit për këtë, duke e paralajmëruar për Franceskën, gjë që partnerin e Ilnisës e ka mërzitur mesa duket. Ndërsa nga ana tjetër, në një tjetër ballafaqim, i është drejtuar Franceskës me fjalët “Turp të kesh, se je edhe e martuar”… sigurisht për faktin që “futet” në punët e cifteve të shtëpisë.
Kështu, Ilnisa i ka bërë të qarta ndjenjat e saj karshi Franceskës që në mëngjes, duke mos i kursyer ironitë.












































