Kryefjala Logo

Bardhi ‘çel’ Instagramin e ri me dedikimin më të ëmbël për Sarën

21 Mars, 2024 | 8:52 am

Pas gjithë katrahurës me menaxherin e tij Jetmir Agajn, artisti nga Kumanova Bardhi, duket se tashmë i ka vënë gjërat në vijë dhe i është rikthyer normalitetit. Sakaq romanca me Sara Gjordenin vazhdon dhe ata kanë një raport shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Bardhi është rikthyer edhe në rrjete sociale për të cilat më herët u shpreh se për shkak se deri pas daljes nga “BBV” ishin në menaxhim të Agajt, do të krijonte profil të ri. Por jo, mesa duket ata kanë patur një “marrëveshje” dhe Bardhi është rikthyer në faqen e tij të vjetër zyrtare të Instagramit.

Këtë rikthim ai e bëri me një dedikim për Sara Gjordenin, ku shkruan:”Bardhi përsëri me ju.Ju kërkoj falje,por pata nevojë për pak kohë pushim.Faleminderit të gjithëve për gjithë përkrahjen dhe pozitivitetin.Ju dua shumë.E ti Sara Gjordeni ti je arsyeja pse marr frymë!

IMG 9717

Të ngjashme