Kryefjala Logo

Dyshuan se në videon me William, ishte sozia e Kate, reagon ajo!

20 Mars, 2024 | 5:58 pm

Pas publikimit të një videoje nga Windsor, njerëzit kanë mbushur Instagramin e sozisë së Kate-t, Heidit me komente ku shprehen se në daljen publike ishte ajo dhe jo Kate.

Presioni i publikut është aq i madh saqë Heidi u detyrua të prononcohet. “Ishte e qartë që po diskutohej nëse në atë video ishin Kate dhe William”, tha ajo fillimisht.

“Kam marrë shumë mesazhe në rrjete sociale. Njerëzit mendonin se isha unë, por nuk isha. Unë isha në punë atëherë, kështu që mund të them që nuk isha unë. Jam 100 për qind e bindur se në atë video ishin Kate Middleton dhe William.

Pra, ajo është gjallë, mundemi të jemi të sigurt për këtë. Tani kjo ka shkuar shumë larg. Fillimisht ishte një shaka se ku është Kate, por tani ka shkuar vërtetë në dramë. Kjo duhet të ndalojë”, tha Heidi për The Mirror.

Të ngjashme