Kryefjala Logo

Ka patur simpati mes saj dhe Romeos, flet Arta Kabashi

20 Mars, 2024 | 4:42 pm

Arta Kabashi ka qenë e ftuar në Canape, ku dhe është pyetur; Si ka qenë situata me Romeon brenda ma shpjego pak?

“E kam parë jashtë që jemi dukur shumë ‘cute’. Kam parë videot e edituara, por unë brenda kam thënë që nuk dua të hyj për t’u lidhur se mendoj që si eksperiencë është shumë e vështirë për një person të vetëmm, e jo më në një marrëdhënie. Nëse e kisha menduar si lojë, atëherë po unë do të bëhesha me Romeon.”

A ka pasur diçka konkrete me Romeon?

“Në fillim po, kur të pëlqen energjia, kur të pëlqen dikush se si kërcen ose si këndon, si sillet kur e takon dikë të ri e ke një ndjesi si energji të mirë. Po kur e njeh njeriun dhe fillon e vlerëson si njeri, nuk ke qejf të kesh diçka më shumë. Në atë koncept që është Big Brother, nuk mund të kesh diçka reale. Në fillim kemi pasur një simpati për njëri-tjetrin. Romeo në fillim ka pasur një paragjykim për mua, ka parë fotot në Instagram, nuk e ka ditur çfarë personi jam. Kur më ka njohur çfarë personi jam, kemi fituar respekt për njëri-tjetrin edhe e kemi konsideruar që është më mirë për neve të mbajmë shoqëri.

Të ngjashme