Kryefjala Logo

Egla-Romeos:”Ti je impenjuar te Juli dhe Heidit i bën mbretëreshën po ajo është budallaqe”

20 Mars, 2024 | 9:30 am

Nominimi i Heidit ka ndezur debatet në shtëpi dhe ajo që ka lënduar më së shumti Heidin ka qënë padyshim Romeo i cili u pa krah Vesës dhe madje akuzoi Heidin se e nominoi pasi targeti ishte ai.

Në një bisedë në oborr midis Romeos dhe Eglës,kjo e fundit ka shprehur mendimin e saj rreth situatës duke thënë:”Ti ske besim dhe ti je i impenjuar te Juli,nuk e di fare,se po ta dije do ishe ndryshe me të.
Ti je duke bërë mbretëreshën me atë(Heidin),po ajo është budallaqe që të rri ty nga pas.Sa më keq të të trajtojë një mashkull mesa duket aq më shumë bie në të.
Se ti ktë po bën me atë,po bën mbretëreshën me Heidin”-i tha Egla

Të ngjashme