Showbiz
“Unë i bashkohem Eglës si dëshmitare” Eni Lena komenton kështu në analizat live në Instagram mbi BB VIP Albania me Olti Currin dhe kolegët e tij
19 Mars, 2024 | 11:00 pm

Pak netë më parë gjatë një loje në BB VIP, Egla ka rrëfyer se ka patur ngacmime seksuale nga një personazh që është pjesë e medias, teksa ka kërkuar punë në Top Albania Radio rreth 25 vite më parë. Këtë bisedë Egla e ka vazhduar me Julian duke ndarë eksperiencat e tyre dhe nuk ka ngurruar të nxjerrë emrin e Saimir Kodrës.
Pas saj Saimir Kodra ka bërë një reagim në emisionin “Stop”, ku ka thënë se do të çojë këtë çështje në Gjykatë dhe Egla të vendoset para provave.
Gjatë pjesës të parë janë diskutuar historitë e Eglës, Julias dhe Rozës me ngacmimet seksuale që kanë ndodhur në ambiente pune dhe , Ledion Liço i ka treguar Eglës se çfarë po ndodh me këtë deklaratë jashtë si dhe reagimin e Saimir Kodrës. Pas mesazheve që janë dhënë kundrejt kësaj çështje, ai u ka kërkuar banorëve që të kenë kujdes me personazhet që përmendin duke mos qenë pjesë e lojës.
Ashtu si çdo prime edhe sonte Olti Curri, Fatma Haxhialiu, Isli Islami dhe Lisa Kujofsa kanë folur në një live në Instagram për ngjarjet që janë folur në mbrëmjen e sotshme. Mes shumë komentesh, dalluam një koment që ishte bërë nga një vajzë e cila kohë më parë është shfaqur si grimiere në Top Channel. Madje ajo ka komentuar me emër mbiemër dhe është Eni Lena, e cila ka shkruajtur: “Unë i bashkohem Eglës si dëshmitare”.















































