Kryefjala Logo

Shtëpia 7 milion $ e Cara Delevingne përfshihet nga flakët

16 Mars, 2024 | 4:04 pm

Shtëpia e modeles së njohur, Cara Delevingne, është përfshirë nga flakët këtë mëngjes, teksa një zëdhënës nga departamenti i zjarrfikësve të Los Angeles-it, ka bërë me dije se morën një telefonatë rreth orës 3:57 për t’u lajmëruar mbi zjarrin e ndodhur.

Mësohet se zjarri, me përmass mjaft të mëdha, kishte nisur në pjesën e pasme të shtëpisë dhe kishte arritur edhe te njëra nga dhomat. Dëmet materiale janë të konsiderueshme ndërsa sipas fotot, si më poshtë, janë bërë virale.

Përhapja e flakëve ka qenë me përmasa të mëdha, madje çoi deri në largimin e rezidentëve të zonës dhe të vihej në kontroll trafiku. Fatmirësisht, Cara ishte në Angli gjatë ngjarjes, pasi po luan një shfaqje teatrale në Londër, ndërsa modelja ende nuk ka reaguar ende për këtë situatë.

Të ngjashme