Showbiz
Deklarata e Heidit për Meritonin ‘ndez’ shtëpinë e BBVA3
15 Mars, 2024 | 9:55 am

Një deklaratë e bërë nga Heidi ditën e djeshme ka ngjallur shumë debat mes banorëve.
Teksa po bisedonte me Meritonin dhe Jetmirin, ky i fundit i kujtoi Heidit se ditët e para në shtëpi ka qenë mes Meritonit, Fationit, Romeos dhe Alfios.
Në këtë moment, duke u kthyer pas në kohe, Heidi iu kthye Meritonit duke i thënë se ka qenë ai që ka flirtuar me të që ditën e parë. Meritoni nga ana tjetër e mohoi kategorikisht këtë gjë.
Ai i tha Heidit se ajo ka flirtuar hapur me Fationin dhe më pas e hodhi poshtë atë dhe zgjodhi Romeon.
Diskutimi u hap më pas edhe në prezencë të Romeos, i cili i kërkoi llogari Meritonit pse i është drejtuar Heidit në këtë formë.












































