Showbiz
Me shtëpinë kundër,Romeon e mbron Donaldi nga jashtë
14 Mars, 2024 | 9:28 am

Lideri i shtëpisë për këtë javë u zgjodh Romeo, dhe këtë herë jo me votat e konkurrentëve të formatit por nga votat e publikut,gjë që i jep më shumë vlera votimit sepse merret edhe si pëlqim më i madh që ka punliku ndaj tij.
Siç është parë për ditë me radhë ai ka qenë banori që ka patur pothujse gjithë shtëpinë kundër dhe me po të njëjtat situata është përballur dhe ditën e sotme, pas pozicionit të ri që mori brenda në shtëpi së bashku me Julin, pasi ishin çift.
Teksa të gjithë i janë kthyer kundër, një reagim ka ardhur nga binjaku i tij, Donaldi, i cili nëpërmjet një postimi në Instastory, ka shpërndarë një video të Romeos, ku ky i fundit është përballur me ofendime dhe akuza nga banorët e tjerë dhe përbri shkruan: ‘Çfarë bëri të meritonte këtë? Hiç, doli lideri!’













































