Showbiz
Juli i përmend Romeos romancën e Donaldit me Trixën dhe bën këtë deklaratë të fortë!
14 Mars, 2024 | 9:25 am

Duket se raportet mes dy aktorëve, Jul Deda dhe Romeo Veshaj, sa vijnë dhe përkeqësohen në shtëpinë e “Big Brother VIP” edhe pse si dy lider këtë javë.
Mes një sërë debatesh me njëri-tjetrin, Juli i ka përmendur Romeos historinë e vëllait të tij, Donaldit me Beatrixin, teksa ishin pjesë e “Big Brother VIP 1”.
Juli ia përmendi historinë Romeos për t’ia krahasuar atij me situatën aktuale ku ndodhet, pra raportin me Heidin. Më pas aktori tha se pritet që Romeos t’i hyjë në shtëpi ‘ndonjë nga jashtë’, ashtu sikur Bora Zemani për Donaldin.
“Prandaj je lidhur për të bërë skemë. Se e ke shembullin. Prisni kur të vijë ndonjë nga jashtë. Të ndahesh dhe të lidhesh prapë”, i tha Juli Romeos.












































