Showbiz
Sherr mes Julit dhe Romeos; Prisni kur të vijë ndonjë nga jashtë të lidhesh prap
13 Mars, 2024 | 2:32 pm

Jul Deda ka sulmuar Romeo Veshaj pas përfundimit të Prime-it në Big Brother Vip mbrëmjen e djeshme. Teksa qëndronin në oborr, Juli i tha Romeos se ai krijoi një histori dashurie për të kopjuar lojën e vëllait të tij, Donaldit në BBV1.
Më tej ai ironizoi duke thënë që tani që Romeo u nda nga Heidi, duhet të presim të futet një vajzë tjetër me të cilën ai të krijojë një histori dashurie, duke e krahasuar me situatën e Beatrix dhe Donaldit dhe hyrjen e Bora Zemanit në edicionin e parë.
“Prandaj je lidhur për të bërë skemë. Se e ke shembullin. Prisni kur të vijë ndonjë nga jashtë. Të ndahesh dhe të lidhesh prapë”, ju drejtua Julit.Kjo nuk është hera e parë që banorët krahasojnë lojën e Romeos me Donaldin. Ky i fundit në rrjetet e tij sociale ka reaguar shpeshherë mbi këto situaa, duke thënë se krahasimi me të, është e vetmja gjë të cilën mund të përdorin kundër Romeos.












































