Showbiz
Si iu përgjigj Meritoni pyetjes së banorëve,”A ke bërë seks me Ilnisën?”
12 Mars, 2024 | 8:43 am

Çifti Meriton-Ilnisa janë përfolur shpesh se e kanë konsumuar intimitetin midis tyre brenda shtëpisë së BBVA.Kujtojmë se ishte Egla me Julin të parët që hodhën këto hije dyshimi por konkrete nuk pati asgjë.
Në mesazhet anonime që banorët bënë për njëri-tjetrin,pyetja për Meritonin ishte:”Meriton pse trembesh nga Jetmiri në dush kur ke bërë seks me Ilnisën në BBV”
Por Meritoni e mohoi se ka kryer marrëdhënie me gazetaren, teksa iu drejtua banorëve “turp e ulët”. Ndërsa kërkoi që të kenë respekt për familjen dhe vajzën e saj.
“Na trego ditën, orën kur kemi bërë ne seks sepse nuk po e di. Apo ndoshta ke qenë duke na mbajtur bishtin. Turp, e ulët. Të paktën të keni respekt për familjen e Ilnisës, vajzën e saj që kupton gjithçka, është turp kjo që keni bërë”, shprehet moderatori.












































