Kryefjala Logo

Sara zbulon mesazhin që mori nga mami i Heidit pas përjashtimit

9 Mars, 2024 | 6:03 pm

Ish-banorja e BBV3 Sara Gjordeni ka postuar në Instastory një mesazh që nëna e Heidit i ka shkruar asaj.

Nëna e Heidit i shkruan se “i vjen keq që doli nga shtëpia sepse i jepte shumë gjallëri”. Madje ajo e uron që të ketë shumë suksese dhe i dërgon përqafime.

Sara nuk ka ngurruar ti përgjigjet me fjalët më të bukura që mund t’i thuash një nëne për fëmijën e saj.

“Ke një vajzë FANTASTIKE! Aq sa njeriun më të shtrenjtë e lash në ‘dorë’ të saj. Emrin e Heidit e kam përmendur në çdo emision si fituese. U kam thënë publikut të mos e nënvlerësojë. Të përqafoj fortë dhe të uroj vetëm të mira e që Heidi t’ua gëzojë zemrën”, ishte mesazhi që i ktheu Sara.

15900EA6 AE5B 4E18 94D6 FB0D2D7D2FD2

Të ngjashme