Kryefjala Logo

Pas sherrit të bujshëm me Princ Lekën,reagon Elia Zaharia!

7 Mars, 2024 | 8:54 am

Elia Zaharia ka reaguar pas sherrit të bujshëm me Princ Lekën.
Akuzat për dhunë janë hedhur poshtë nga Elia dhe kjo e fundit pretendon se ajo dhe babai i saj janë viktimat në këtë mes. Në reagim Elia shprehet se situata është e vështirë dhe se nuk e ka të lehtë të shohë Princin teksa dhunon babanë e saj të moshuar.

Sipas Elias konflikti i videos nuk ka ndodhur për arsye të saj dhe se është përfshirë vetëm për të stopuar sherrin. Ajo përfundon reagimin duke thënë se po ndjek rrugën gjyqësore.

“Është situatë shumë e vështirë për mua dhe familjen time, pasi nuk është e lehtë të kthehem në shtëpi dhe të gjej Lekën që përpiqet të dhunojë babanë tim 73-vjeçar. Konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me mua, përveç se u përpoqa ta ndaloj! Për çdo gjë po ndjek rrugën gjyqësore.”

Të ngjashme