Showbiz
Stresi foli keq për të,Sara:”T’i vijë turp, ai më ka borxh”
7 Mars, 2024 | 8:51 am

Jo shumë kohë më parë reperi Stresi ishte i ftuar në një panel ku u pyet për Big Brother dhe në veçanti për Sara Gjordenin.
Asokohe ai u shpreh ashpër pasi tha që modelja ka lënë jashtë një lidhje dhe se me besim e kishte lejuar të hynte brenda, ndërkohë që ka krijuar një raport të ri me Bardhin. Sipas Stresit, Sara i bëri këto për famë. Pas deklaratës së reperit, ka ardhur edhe reagimi i Sarës.
“Arkimedi, jo stresi, sepse ne njihemi nga njerëz të përbashkët, që ai ka shumë respekt. Nuk e kam kuptuar guximin e Arkimedit për këtë fjalë. Së dyti më ka një borxh sepse nuk më ka njohur në marrëdhënie me Jurgenin, unë e kam mbështetur në Big edhe e kam votuar. Votat për të janë në telin tim. Duhet t’i vijë turp për atë deklaratë. Do kem një bisedë për të sepse është e pavend. Ai e di shumë mirë që ka impakt dhe ka gjetur guximin që të më akuzojë që kam dashur të marr famë. Ai e di shumë mirë për projektet që më ka ofruar dhe i kam refuzuar, Arkimedi për hir të miqësisë sime ndaj tij dhe ndaj njerëzve të tij të përbashkët, nuk duhet të më kishte goditur”, u shpreh Sara.












































