Kryefjala Logo

Del ekspertiza ligjore:Janë gjetur shenja dhune në duart dhe krahët e Elia Zaharia

7 Mars, 2024 | 8:46 am

Ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar se në krahët dhe duart e Elia Zaharisë janë gjetur shenja dhune. Konfirmimi vjen pas padisë së Elias kundrejt princ Lekës, me të cilin është në një proces divorci.

Lajmi se ish-vjehrri ka dhunuar princ Lekën teksa ai shkoi të takonte vajzën e vogël 3 vjeç, , mori përmasa të mëdha sidomos pas publikimit të një video nga vetë Leka.
Princi denoncoi ish-vjehrrin, ndërkohë që Elia dhe i ati, Gjergji denocuan gjithashtu princin Leka dhe thanë se ishte ai që i sulmoi dhe i goditi i pari.

I ati i Elias, u shpreh se është i moshuar dhe nuk mund të dhunojë askënd, ndërsa princi supozon se ai i ka qëlluar me një statujë druri dhe i ka grisur xhupin në prani të vajzës. Sipas tij, debatin e nisi Gjergji, i cili iu drejtua me fjalë ofenduese

Të ngjashme