Kryefjala Logo

Vesa Luma bën deklaratën e fortë: Tayna më sheh e s’më flet!

6 Mars, 2024 | 3:37 pm

Vesa Luma ka qenë e ftuar në “Natën me Aulonën”, në një intervistë të veçantë. Vec saj, Vesa ka zhvilluar një lojë, ku si mentore e pjesë e jurisë në kompeticione muzikore ajo duhet të jepte një koment negativ dhe një pozitiv për disa prej emrave të muzikës.

Një ndër këto emra ka qenë edhe Tayna, për të cilën Vesa ka thënë se e ka mbështetur shumë në fillimet e saj, por tani Tayna as nuk i flet.

”Kur më sheh nuk më flet Tayna”- ka sqaruar Vesa për Aulonën duke shtuar se vec mbështetjes nuk kanë patur asnjë problem bashkë.

https://youtu.be/9Jgb7GNQziI?si=ZFfou49xcUUhhV6c

Të ngjashme