Showbiz
Pas arrestimit, Liam do të rikthehet sërish në BB VIP?
5 Mars, 2024 | 10:24 pm

Ledion Liço ka nisur sot mbrëmjen e BB VIP, me një sqarim lidhur me arrestimin e Liam Osmanit, , ish-banori me qëndrimin më të shkurtër në shtëpinë më të famshme, i cili momentalisht po përballet me një proçes gjyqësor.
Madje Ledioni e ka lënë me pikpyetje rikthimin e Liamit në BB VIP dhe ka thënë:
“Çështja vazhdon të jetë në instancat e gjyqësorit dhe mesa duket ekziston një mundësi që Liami të dalë paq nga kjo histori për shkak të gjithë asaj cfarë u diskutua në “Top Story” dhe nëse ndodh shtetasi gjerman Liam Osmani mund të jetë i lirë dhe nuk i dihet mund të jetë në “Big Brother” kështu e lejmë me një lloj redicence këtë punë e lëmë me tre pika në fund”












































