Kryefjala Logo

“Do dalësh po dola unë?” Sara vë në siklet Bardhin

5 Mars, 2024 | 2:15 pm

Ish-missi Sara Gjordeni, ka ngacmuar partnerin e saj Bardhi, nëse ai do e ndërpriste garën nëse ajo do të përjashtohej nga shtëpia e BBV, pas një sherri me tone të larta dhe konfrontimi fizik që ajo pati pak ditë më parë me Françeskën.

Teksa ishin shtrirë për të fjetur Sara e pyet Bardhin duke i thënë “ti do dalësh po dola unë”, ndërsa ai është përgjigjur duke u shprehur “kam edhe unë qëllime dhe s’po dua ti ndal”.

“Nëse unë dal, ti vazhdo qëllimet e tua unë të miat. Dua të të nxjerr ashtu siç je, që unë dal për ty e ti nuk del për mua”, u shpreh Sara.

Ama, rikujtojmë se Sara është shprehur se nuk do të dilte por do vazhdonte lojën nëse Bardhi do të dilte. Në anën tjetër Bardhin me këtë kërkesë tërthorazi duket se e ka vënë në siklet.

Të ngjashme