Showbiz
Chiara Ferragni zhgënjen fansat me intervistën e fundit: Nga ndarja me Fedez tek skandali i Panetones
4 Mars, 2024 | 7:51 pm

Chiara Ferragni dha një intervistë të shumëpritur mbrëmjen e kaluar për Fabio Fazio në emisionin e famshëm “Che Tempo Che Fa”, një dalje televizive e paralajmëruar dhe që u prit me kuriozitet nga fansat e inflluenceres, por sigurisht edhe nga kritikët e saj.
Në fakt, publiku priste të dëgjonte disa të vërteta nga Chiara, si për martesën e saj me Fedez, që aludohet se është në krizë dhe në prag divorci, si për skandalin e “Balocco”, panetones që i kushtoi Ferragnit miliona euro dhe ndjekës, por po ashtu edhe për detaje të tjera nga karriera e jeta e saj, megjithatë intervista zhgënjeu jo pak.
“Me Frederico-n flas akoma. Është periudhë krize siç kemi pasur edhe në të shkuarën, por këtë herë ca më e fortë se më parë..”
Sa i takon “skandalit të panetones”, Chiara përsëriti atë që kishte thënë më parë edhe në Instagram, faktin që u përfshi në atë situatë prej mungesës së komunkimit këtu qëndron “faji” i saj. Edhe pse Ferragni e pranoi fajin publikisht, sërish u duk sikur shmangu përgjegjësitë, ndërkohë që për tema si blerja e ndjekësve në Instagram, apo marrëdhëniet me disa personazhe, përgjigjet sërish ishin si të pregatitura dhe intervista nuk solli asgjë të re, përvec faktit që Chiara ripërsëriti cfarë gjërash kishte gabim dhe se nuk ishte perfekte.












































