Kryefjala Logo

Ledjona bën valixhet për të dalë nga BB VIP, Meritoni i ndryshon mendjen

1 Mars, 2024 | 5:09 pm

Ledjona Xheladinaj ka marrë vendimin për tu larguar nga formati “Big Brother”.

Në një bisedë me Erjolën ajo tregon se e ka marrë malli për vajzën dhe nuk ka çfarë të bëjë më në këtë shtëpi.

Nuk dihet nëse vendimi i Ledjonës është një vendim i prerë apo një veprim emocional.

Ledjona: Po më ka marrë malli për vajzën moj çfarë të bëj më këtu

Erjola: Po rri moj se je pretendente për ta fituar

Ledjona: Po kemi edhe jetën jashtë plus që jam shumë e ngarkuar edhe kaq nuk dua të rri më ju vazhdojeni.

Shkak ka qenë një lajm portali i cili u deformua nga Meritoni, më pas ka qenë sërish ai që i ka ndryshuar mendjen Ledjonës dhe është përpjekur që ajo të qendrojë. Më tej Ledjona ka thënë se kjo ishte thjesht një lojë.

Të ngjashme