Showbiz
Arta Kabashi në një lidhje me aktorin e njohur?
29 Shkurt, 2024 | 3:49 pm

Ish-banorja e BBV3, Arta Kabashi konfirmoi ditën e djeshme se ishte në një romancë, por nuk zbuloi identitetin e partnerit.
“Po ia kam konfirmuar Meritonit me një gjest dhe i kam thënë që nuk dua të flas më tepër sepse mund të zbulohet pasi është personazh i njohur”, tha këngëtarja në emisionin “Pardon My French” nga Jonida Aliçkolli.
Por sipas, Revistës Kosovarja, Arta Kabashi është në një romancë me Blerim Destanin. Media kosovare raporton se ata janë në një lidhje të qëndrueshme prej kohësh.












































