Showbiz
Adi Krasta bën veprimin e sikletshëm ndaj Arilenës:I vendos stilolapsin mes gjoksit
28 Shkurt, 2024 | 8:43 am

Konkurrentët e “XFactor” vazhdojnë garën e fortë të muzikës dhe padyshim konkurenca nuk është vetëm në skenë por edhe në panelin e jurisë.
Vlerësimi dhe komentet e jurisë janë një pikë kyçe për performancat e artistëve të rinj, e cila finalizohet me vendimin e publikut. Mirëpo mes tyre ka patur shpesh edhe përplasje, debate dhe batuta me ironi.
Po flasim për Adin dhe Arilenën të cilët shpesh i gjejmë duke diskutuar dhe në mosmarrëveshje për performancat e grupit të këngëtares. Në spektaklin e kaluar Adi teksa komentonte këngën e Nikit që është në grupin e Arilenës, i vë kësaj të fundit një stilolaps mes gjoksit si për të përmbyllur kritikat e tij edhe pse këngëtarja nuk ishte dakord me to. Situata e sikletshme i ka lënë vend batutave dhe humorit.












































