Showbiz
Ueda dhe Arlind zbulojnë gjininë e bebit!
26 Shkurt, 2024 | 7:38 pm

Momenti i shumëpritur erdhi: është djalë apo vajzë? Kjo është pyetja që na ka mbajtur mbërthyer prej ditësh, që kur Arlindi dhe Ueda njoftuan pritjen e ëmbël.
E kështu, në një intervistë për Rudina, ata rrëfyen për dashurinë e tyre, duke na dhënë emocione të forta. Pra, është djalë apo vajzë?
Në një atmosferë të krijuar enkas për dy zogjtë e dashuruar, me tullumbace blu dhe rozë, zbuluam lajmin e ëmbël. Ata shpuan një tullumbace të zezë plot me pikëpyetje nga e cila dolën shirita rozë. Përqafime e lot gëzimi mbushën studion.
Ueda dhe Arlind janë bekuar me një vajzë!
Rudina Magjistari: Do të jetë një bebe vajzë, bebja juaj e parë. Urime, urime e dashur! Më bëhet qejfi që t’u plotësua dëshira ty (Uedës), nuk ka si vajza. Tjetër herë me djalë. Por shijojeni vajzën sepse vajzat janë të mrekullueshme, janë bekim! Si ndjeheni?
Ueda: E kam thënë Lindi, a të thashë?
Arlindi: E ka thënë, po. Jam shumë i gëzuar!
Rudina Magjistari: Më thuaj pak, kur i patë atë ngjyrën, petalet rozë…
Ueda: Ka pak dritë këtu dhe e pashë mirë: “A është rozë?” edhe kur e pashë…
Rudina Magjistari: U gëzove shumë?
Ueda: U gëzova shumë sepse kisha një ndjesi që është vajzë, edhe nuk gënjen intuita.
Rudina Magjistari: Sa bukur!












































