Kryefjala Logo

Pas lajmeve të ndarjes reagojnë Chiara dhe Fedez

24 Shkurt, 2024 | 4:04 pm

Prej disa ditësh mediat në Itali dhe jo vetëm kanë raportuar për një ndarje të mundshme mes Chiara Ferragnit dhe Fedez, lajm i cili pavarësisht zhurmës që ka krijuar, nuk është konfirmuar dhe as mohuar nga cifti. Ndërkohë së fundmi ka ardhur edhe reagimi i parë nga këngëtari, pasi i është bërë “pritë” nga gazetari i “Pomeriggio Cinque” mëngjesin e sotëm, ku është pyetur për temën “më të nxehtë’ të këtyre ditëve.

“Jam mirë, faleminderit”- tha Fedez, ndërsa i pyetur për lajmet që po qarkullojnë tha: “Edhe çfarë nëse po flitet për ndarje? A ka kuptim që të vij dhe t’ju tregoj për problemet e jetës sime? Sipas jush, a dua të luaj me ndjenjat e fëmijëve të mi? Kushdo mund të flasë çfarë të dojë, nuk më intereson, unë kam prioritete të tjera dhe ato janë fëmijët e mi. Unë e pranoj faktin që njerëzit nxjerrin konkluzione për historinë time sepse unë jam personazh publik, por nuk nuk di si të përgjigjem.”

Pas Fedez ka qenë radha e Chiara Ferrangit për të reaguar në lidhje me lajmet e ndarjes së mundshme të tyre, teksa ka dhënë një intervistë për “Corriere Della Sera”, ku nuk i ka shpëtuar pyeteve për martesën.

Me unazën e martesës në gisht, me batuta dhe mesa duket me shpresën se gjërat do bëhen më mirë, Ferragni ju përgjigj pyetjes se përse fundjavat i kishte kaluar pa bashkëshortin, kështuL

“Edhe herë të tjera nuk ka qenë aty. Por ka shumë raste që është. Gjithsesi, ai është bashëshorti im dhe sipas mendimit tim,në situata të vështira është më mirë që gjërat të mbeten mes çiftit”.
Më pas, duke qenë se gazetarët po këmbëngulnin mbi këtë temë, ajo njejtë si Fedez më herët sot prioritetin e vuri tek fëmijët:

“Kushdo mund të thotë çdo gjë për ne. Fundja, çdo gjë ne bëjmë përflitet. Për mua rëndësi ka të bëj gjënë e duhur duke i mbajtur problemet tona për vete.”

Të ngjashme