Showbiz
Lot dhe debate! Romeo dhe Heidi drejt ndarjes?
23 Shkurt, 2024 | 4:45 pm

Nuk ka qenë aspak një ditë e mirë për Heidin dhe Romeon sot në shtëpinë e “BBVIP”, teksa nisur nga debatet dhe diskutimet që kanë pasur, duket se cifti mund të jetë edhe drejt ndarjes. Këtë nuk e hamendësojmë aspak, por e themi pasi vetë ata e kanë përmendur si fjalë, ndërsa si shkak i këtij diskutimi ka qenë një episod që Romeo nuk e ka vlerësuar aspak.
Kështu, sipas aktorit, Heidi nuk e ka mbrojtur tek banorët e tjerë, madje “ka përdorur” emrin e tij, ndërsa kjo gjë e ka prekur dhe ja ka bërë të ditur, duke vënë në dyshim edhe dashurinë e saj.
Madje dyshja sot janë parë edhe në lot, edhe pse disa herë Heidi i ka kërkuar falje Romeos.












































