Showbiz
Për kuriozitetin e publikut,cila është lidhja e Ilnisën me Dritëro Agollin?
23 Shkurt, 2024 | 9:25 am

E kemi dëgjuar dhe stër-dëgjuar Ilnisën kur thotë se është mbesa e poetit të famshëm,Dritëro Agolli.
Mirëpo në një intervistë të dhënë së fundmi, vëllai i saj Kevi Agolli ka sqaruar njëherë e mirë lidhjen e tyre me poetin.
“Për t’i rënë shkurt, edhe pse është pak e ngatërruar si histori, prindërit tanë dhe Dritëroi janë në parim kushërinj, pasi gjyshërit e mi nga ana e babait dhe Dritëroi ishin dy vëllezër që u martuan me dy motra. Ilnisa ka një afrimitet me të, jo vetëm të trashëguar nga ana e letërsisë dhe e penës, por edhe nga pjesa tjetër, pasi është njëfarë soj xhaxhai”, duke shtuar se Dritëroi dhe prindërit e tij kanë qenë të afërt dhe se ata i janë referuar poetit si “xhaxhai”.












































