Showbiz
Plas në “Për’puthen”,Alba shokon me pyetjen:”E di mami jot që je biseksuale?”
23 Shkurt, 2024 | 9:21 am

Është transmetuar takimi midis Vedatit dhe Roelës në “Për’puthen” dhe Alba është ndjerë e shqetësuar pse duhet të përmendet emri i saj në takimet e tyre.
Duke iu akumuluar të gjitha situatat, ajo i bëri një pyetje Roelës që i shokoi të gjithë në studio. “A e di mami jot që je biseksuale”? Ka mjaftuar kjo pyetje që Roela dhe shumë të tjerë në studio të revoltoheshin, duke i thënë Albës se ka gabuar shumë.
Alba: Të pëlqen Vedati?
Roela: Vdes për të.
Alba: E di mami jot që je biseksueale?
Roela: Çfarë moj? Çfarë thotë kjo moj?
Alba: Po vazhdimisht më përmend mua në takime, mua më lindin dyshime se ti ke pëlqim për mua. Pse mund të jetë e shëmtuar, është një orientim që ekziston.
Neda: Është budallallëk i madh. O Alba ri se le nam.
Roela: Çfarë bën ti moj?
Alba: Unë kam dyshime që Roela mund të ketë pëlqim për mua sepse vazhdimisht, Alba, Alba, Alba. Po ta bëj pyetje, po apo jo, ta dimë.
Roela: Ti nuk je pëlqim për mua, ti je gjëja më… Unë s’të duroj dot fare ty, si qenke pëlqim ti për mua? E bërë banale, mos fol kështu.












































