Kryefjala Logo

“Të kam nxjerrë nga audicionet”, për çfarë debatojnë Juli dhe Egla?

22 Shkurt, 2024 | 4:44 pm

Debatet mes Julit dhe Eglës duket se kanë nisur që para BB VIP, Juli është kthyer pas në kohë dhe i ka kujtuar sot Eglës kohën kur e refuzoi për audicionet e një projekti.

“Ke ardhur tek unë për audicione dhe të kam nxjerrë jashtë. Thuaja njerëzve të vërtetat e tua”, i tha Juli, Eglës.

Kjo e fundit ju kthye duke i quajtur gënjeshtra deklaratat e tij, ndërsa debati nuk u ka shpëtuar ofendimeve dhe gjykimeve personale. Debati mes dy banorëve është i hershëm. Në vetëm pak ditë qëndrimi në shtëpinë më të famshme, përplasja nisi për të brendshmet e Julit, ku Egla i kërkoi të mos shfaqet gjysmë i zhveshur në dhomë me vajzat. Për të njëjtën arsye, aktorja ka patur debate edhe me ish-banorin, Graciano Taganin.

Të ngjashme