Showbiz
Prekjet intime me Romeon, flet Dea Vieri
18 Shkurt, 2024 | 5:05 pm

Dea Vieri dhe Romeo gjatë qëndrimit në BBV janë parë në një moment shumë të afërt në fillimet e Deas në shtëpi. Romeo shfaqet duke e prekur dhe Dea duket se nuk e refuzon. Këto pamje kanë bërë xhiron e rrjetit.
Në Fan Club Dea tregoi pse nuk e zhvilloi më tej këtë flirt me Romeon.
Kur të preku Romeo u duk se e aprovove. Videon e ke parë,- e pyeti Ronaldo.
“Ishte një prekje vetëm kaq nuk pata interes të zhvilloja diçka me Romeon. Nuk më pëlqeu si personazh karakter etj. Unë e mora me mend se do krijoheshin shumë çifte dhe loja do të zhvillohej mes tyre. Vajzat kanë qenë më agresive në lojë dhe unë doja të luaja vetëm në lojë jo në çift.”- ka thënë ajo.













































