Showbiz
“Zhduku vajzë!”, debat i ashpër mes Heidit dhe Rozës
17 Shkurt, 2024 | 4:40 pm

Ditën e sotme pasi Roza ka debatuar me Romeon ku shprehej se ai ngacmonte vajzat por nuk i respektonte, Heidi ka hyrë në mes.
Ajo ka bërtitur pasi Roza sipas saj i flet vetëm për djem dhe ngacmime Romeos, e futet kudo ndonse ka qenë Rikja ajo që e nxjerr nga situatat.
Roza i ka kërkuar të largohet duke i thënë: Zhduku vajzë se ngele vetëm duke erdhur nga pas të na dëgjosh çfarë themi dhe të spiunosh. Gjë e cila ka acaruar edhe më tej Heidin, e cila i është afruar në formë kërcënimi duke i treguar se nuk largohet.












































