Kryefjala Logo

Shqiptari në Greqi shkon i dehur në shtëpi dhe vret bashkëshorten

16 Shkurt, 2024 | 3:59 pm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 39-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij rumune, Jana Bajan, 29 vjeç. Sipas mediave greke, vrasja ka ndodhur në zonën e Kaminias në Heraklion të Kretës.

39-vjeçari Gentian Mino dyshohet se ka qenë i dehur në momentin kur ka qëlluar me armë zjarri ndaj gruas së tij, e cila fatkeqësisht humbi jetën.

Ai u ka thënë autoriteteve se pasi ishte kthyer në banesë kishte debatuar me viktimën. Në sherr e sipër, nxorri një pistoletë që mbante në banesë pa leje dhe qëllloi dy herë mbi të. Njëri prej plumbave e goditi Jana Bajan në kokë duke e lënë të vdekur në vend.

Të ngjashme