Kryefjala Logo

Sherr për një banane, nxehet situata mes Ilnisës dhe Françeskës

15 Shkurt, 2024 | 7:05 pm

Nuk ka qenë një ditë aspak e qetë për Ilnisën sot në shtëpinë e “BBVIP”, teksa është përfshirë në dy debate të ashpra, fillimisht me Franceskën, diskutim që ka nisur për ushqimin në shtëpi, ndërsa më pas ka përfunduar deri në ofendime, madje edhe një moment u duk sikur do mund të kishte përplasje fizike.

Në fakt, nuk e dimë përse pati një përplasje të tillë për një banane, me gjasë për shkak të tensioneve të mbartura prej ditësh, megjithatë ky është një pjesë nga debati i tyre:

“Françeska: Këtë bananen e le pa ngrënë dhe po ta sjell.

Ilnisa: Atë bananen që ofendove që është sponsor, mua mos ma drejto.

Françeska: Është gjynah se është buka e Zotit. Ti e hap dhe e tall dhe e lë aty.

Ilnisa: Shko ushqeja Fationit zemra ime.

Françeska: Fationin mund ta ushqesh vetë. Po ta lë këtë, merre dhe haje.

Ilnisa: Mund të ta marrim dhe të la vëmë tek krevati jot.

Françeska: Veje po pate guxim.

Ilnisa: Po unë nuk mund të bie në nivelin tënd.

Françeska: Ti je ajo që e hape dhe e lë aty bananen.

Ilnisa: Mënyra se si e hape dhe e le është turp.

Françeska: Ushqimi nuk është për tu shpërdoruar.

Ilnisa: Nga mënyra se si e hape dhe le është turp. Këtu nuk jemi në një spektakël erotik që e bën atë veprim ashtu. Ashtu lërja tët shoqi jo mua.

Françeska: Jo po ta lë ty edhe Meritonit (i afrohet Ilnisa). Hajde më afër. A ke b*ythë? Hajde më afër.”

Të ngjashme