Showbiz
Degradon debati Graciano-Juli:”Shqiptarë që rrahin gratë”
15 Shkurt, 2024 | 9:00 am

Graciano duket se ja ka dedikuar këtë eksperiencë vetëm debateve në shtëpi. Tonet e larta në debatin me Julin dhe gjuha e ashpër që ata po përdorin kundrejt njëri-tjetrit ka shkaktuar shqetësim tek banorët dhe shikuesit. Debati arriti kulmin kur Graciano e akuzon Julin sikur ka dhunuar gruan e tij. Ky i fundit e ofendon Gracianon duke e quajtur ‘pusetë të kësaj shoqërie’.Juli: A je danez a je shqiptar?
Graciano: Nëse shqiptarët paskan rrahur gratë dhe e tregojnë nuk dua të jem shqiptar.
Juli: Kush ka rrahur gratë? Ti qenke nje pis ordiner, ti je një pusetë e kësaj shoqërie.
Graciano: Siç je ti. Unë jam arti shqiptar.
Juli: Ti je arti shqiptar? Ti je një djalë pis, një fundërrinë.
Graciano: Jam krenar që jam shqiptar dhe jam versioni më i mirë i shqiptarëve.













































