Kryefjala Logo

Ueda dhe Arlind do të bëhen prindër, reagon Xhoana!

13 Shkurt, 2024 | 7:01 pm

Pak ditë më parë, çifti fitues i “Love Island Albania”, Ueda dhe Arlind dhanë lajmin se do të bëhen prindër. Kjo ngjarje e lumtur për çiftin pati edhe një triumf për vetë spektaklin e dashurisë.

Por para kësaj rikujtojmë se Arlindi ka qenë çift me Xhoanën, e cila pas daljes nga vila nuk i ka kursyer as thumbat në rrjetet sociale për çiftin Ueda-Arlind.

Por duket se tashmë Xhoana i ka lënë të gjitha mënjanë dhe e ftuar tek Rudina ka thënë: “Si fillim, unë do i uroj një jetë të gjatë bebit dhe një jetë të lumtur. Sinqerisht unë ndihem mirë sepse ku ka dashuri ka çdo gjë. Na bëri të besojmë prapë në dashuri me pak fjalë se këto kohë është pak e vështirë dhe bravo u qoftë të dyve!”

Të ngjashme