Lifestyle
Dashurohen 18vjeç,burgosen në Libi,shiten tek trafikantët por rigjehen në Itali dhe martohen
13 Shkurt, 2024 | 9:23 am

Ajo është Motu dhe jeton në Nigeri. Është viti 2012.
Ajo takohet me Ernestin, një djalë nga Gana, i cili është atje për punë. Është dashuri me shikim të parë. Ata kalojnë disa ditë të lumtura së bashku, pastaj ai duhet të shkojë në shtëpi. Motu qan. Ernesti e përqafon.
“Të premtoj se asgjë nuk mund të na ndajë.”-i thotë ai.
Ata i shkruajnë njëri-tjetrit për dy vjet, ndërkohë Ernesti shkon në Libi dhe arrin të gjejë një punë për Motu. Ajo paketon çantat e saj, vrapon në krahët e të dashurit të saj.
Ajo është pastruese. Çdo mëngjes ajo zgjohet pranë burrit që do, ajo është e lumtur.
Një ditë dikush troket në derë. Ata janë ushtarë. Ata e marrin Motu-n, e shqyejnë nga krahët e Ernestit. I hedhin në burg. Motu qan, bërtet, pyet pse. Ajo jeton për tre muaj në dëshpërim. Pastaj qelia hapet,punëdhënësi i saj pagoi ushtarët për t’i nxjerrë jashtë.
Motu gjen Ernestin, duan të kthehen në Nigeri, zbulojnë se u janë shitur trafikantëve. I hedhin në një gomone dhe i tërheqin në det. Udhëtimi është i pafund, i frikshëm. Shumë njerëz bien në ujë dhe nuk dalin kurrë në sipërfaqe. Motu mban pas Ernestin, ata ngjiten pas jetës.
Është viti 2017. Mbërrin në Itali, fillimisht në Kalabri, më pas në Lecco.
Motu përfundon në një kamp për femra. Ernesti është zhdukur.
Ajo lutet për ta gjetur, kërkon ndihmë, i tregon të gjithëve historinë e tyre.
Muajt kalojnë. Një djalë po e pret jashtë qendrës.
Motu vrapon. Ernesti e mban sërish në krahë. Ai gjeti një punë. Ata mund të fillojnë përsëri, së bashku.
Motu përvesh mëngët. Ajo punon si kujdestare, kursejnë derisa të kenë një shtëpi të tyren. Ata bëjnë miq, lindin dy fëmijë. Ata mësojnë të duan vendin që i priti. Është viti 2024. Motu është 31 vjeç. Ajo grimohet, vesh një fustan të bukur të bardhë dhe ecën drejt Ernestit. Asgjë dhe askush nuk arriti t’i ndajë ata. Tani pas dymbëdhjetë vjetësh, ata janë burrë e grua.















































